Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth protestës së qytetarëve serbë që kanë mbajtur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën Veriore.
Sipas policisë, të gjitha masat e nevojshme ishin ndërmarrë për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave, raporton Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave. Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç bënë të ditur policia, rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.
Ndryshe, disa ish-punëtorë të komunës paralele në veri të Mitrovicës janë tubuar në mëngjes, para objektit komunal në veri të Mitrovicës, duke protestuar për pamundësinë e tyre për të hyrë në objekt dhe për të punuar.
Tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...