“Shumica jemi ne sepse mbrojmë kauzat e drejta”. Ky ishte mesazhi i sotëm i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij, i cili qëndron i mbyllur me masë sigurie nga gjykata që prej 30 dhjetorit.
Teksa falënderoi të gjithë mbështetësit që kanë ndjekur protestat në këto ditë të ftohta dimri, Berisha u shpreh se ata janë kthyer në luftëtarë të lirisë që po i bëjnë një shërbim të madh kombit.
“Shpreh sonte dhe njëherë nderimin më të madh për ju, luftëtarë të vërtetë të lirisë, misionarë të një shërbimi historik për Shqipërinë dhe kombin.
Djem dhe vajza, burra dhe gra të kthesës së madhe, të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Çdo ditë, çdo natë që kaloni dhe manifestoni në Rrugën e Shpresës, ju lartësoheni gjithnjë e më shumë, ngjiteni në Olimpin e idealeve më fisnike të njeriut, ngjiteni në Olimpin e idealeve të lirisë.
Ju dëshmoni përkushtimin tuaj ndaj lirisë, dinjitetit të njeriut.
Miqtë e mi, çdo ditë duhet të rikujtojmë së bashku fjalën e Abraham Linkolnit, i cili tha në atë kohë se një njeri i vetëm mund të jetë shumicë.
Dhe ky është një mësim i madh i historisë. Shumicë është gjithnjë ai që mbron me guxim kauza të drejta. Shumicë jeni ju!
Sot ju jeni shumica e kombit sepse mbroni me sakrifica dinjitetin tuaj, mbroni lirinë tuaj, mbroni lirinë e shqiptarëve”, tha mes të tjerash Berisha./a2cnn
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...