Punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë kanë protestuar sot për një orë para ndërtesës së kësaj kompanie, duke kërkuar ngritje të pagave, kushte të dinjitetshme për punëtorë, si dhe nënshkrimin e kontratave kolektive, ndërsa paralajmëruan grevë të përgjithshme dhe kolaps energjetik në mbarë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në shtator.
Abdullah Veseli, kryetar i Sindikatës ‘Elektrokosova’ distrikti në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se vendi do të shkoj në kolaps energjetik nëse qeveria dhe institucionet relevante nuk ndërhynë në menaxhmentin e kësaj Kompanie për t’i ngritur pagat e punëtorëve.
Sipas tij, të gjitha distriktet e vendit do të hynë në grevë të përgjithshme nëse kërkesat e tyre nuk zgjidhen deri në muajin shtator.
“Te ne që sa vite nuk ka ngritje të pagave. Kërkojmë ngritje të pagave, kushte të dinjitetshme për punëtorët…I bëj thirrje qeverisë, institucioneve relevante që të ndërhyjë në këtë menaxhment që t’i ngrisë pagat ose Kosova do të shkoj në kolaps energjetik… Andaj ju bëj thirrje që me çdo kusht mos të vie deri tek kolapsi energjetik sepse në shtator të gjithë punëtorët do të jemi në grevë, dhe deri sa të plotësohen kushtet e punëtorëve, të ngriten pagat, të nënshkruhet kontrata kolektive.. zero dy përqindëshi nuk është i aprovuar”, ka thënë Veseli.
Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, tha se pakënaqësitë e punëtorëve të KEDS-it janë shqetësim për organet komunale dhe qytetarët e këtushëm.
Dje në Prishtinë Federata Sindikale e Pavarur “ElektroKosova”, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshem ku kanë paralajmëruar se nëse nukk përmbushen kërkesat, do të mbahen forma të protestës së përgjithshme nga shtatori i këtij viti.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...