Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka komentuar protestën që u organizua dje në vendin tonë kundër mbërritjes së Vuçiç në Tiranë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Në një intervistë për median serbe, ajo tha se ka biseduar me Vuçiç pas ardhjes në Tiranë, të cilin e ka pyetur nëse çdo gjë ka shkuar mirë pavarësisht protestës.
“Kam folur me presidentin dhe më konfirmoi se gjithçka ishte në rregull. Ai ka gjithë mbështetjen nga Beogradi. Si kudo në rajon edhe në Tiranë disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe. Aleksandër Vuçiç është vizionar dhe ka parë një të ardhme tjetër për të pasur një lëvizje të lire.”
Brnabiç shtoi se ka njerëz që kanë frikë nga një iniciative e tillë pasi rrezikon t’iu tregojë dobësitë e tyre.
“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo politika e bashkëpunimit. Shumë politikanë, për fat të keq, janë politikanë të së shkuarës që duan ta ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.”
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi