Duke folur për projektligjin e shumëpërfolur për paga dhe grevat në arsim, prorektori i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli ka thënë se arsimi i lartë i është bashkuar SBASHK-ut, pasi nuk pranon që të ketë ulje të koeficientëve
“Është ulur koeficienti. Ka mendime që as që e ndiejnë veten fare pjesë të ligjit”, ka thënë ai duke shtuar se “koeficientët nuk mund të përcaktohen çdo gjashtë muaj”. “Profesorët s’kanë kërkuar rritje page, por të mos ulen pagat. Sigurisht që urojmë si menaxhment bashkë me dekanët që greva të përfundojë sa më shpejtë e t’u kthehemi aktiviteteve. S’kemi dashur që të hyjmë në grevë, por kjo është zgjidhje e detyruar. Lus të gjithë të mirëkuptojnë zgjedhjen”, ka thënë Bërxulli.
Sa i përket shtyrjes së provimeve të afatit të janarit, Bërxulli ka thënë se UP-ja ka përvojë në këso raste dhe do të bëjë “zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...