Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon që në Kosovë të formohen një Prokurori dhe Gjykatë Speciale enkas për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Betim Musliu nga ky Institut, tha sot në një konferencë për media se Kosova duhet të ndjek modelin e shtetit fqinj, Maqedonisë e cila tashmë e ka një institucion të tillë dhe deri më tani shumë zyrtarë janë duke u gjykuar për afera korruptive, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, organet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara politikisht gjë që po e bënë të pamundur që zyrtarët e korruptuar të përfundojnë prapa grilave.
“Ne kemi ardhur në përfundim se në këtë situatë të krijuar të krijohet një Prokurori dhe një Gjykatë Speciale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo prokurori do të duhej të ishte komplet institucion i pavarur me një mandat të kufizuar dhe rekrutimi i stafit do të duhej të bëhej nga SHBA dhe Britania e Madhe. Thjesht, ky model për të cilin ne sot po flasim është duke u provuar dhe duke shënuar rezultate në Maqedoni. Në këtë shtet sot është një elitë e tërë në aktakuza dhe janë duke u gjykuar shumë zyrtarë shtetërorë për shkak të aferave korruptive”, ka thënë Musliu.
Ai ka thënë se mandati i këtyre dy institucioneve do të duhej të ishte i kufizuar dhe stafi i tyre do të duhej të përzgjedhej nga ndërkombëtarët në mënyrë që të mos ketë aspak ndikim vendas.
Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë ligjore për formimin e këtyre dy organeve të reja të drejtësisë nëse ekziston vullneti politik duke shtuar se nevojitet ndryshim kushtetues përmes presionit ndërkombëtar.
“Kjo prokurori nuk do të jetë barrë për buxhetin sepse do të vetëfinancohej sepse do të arrinte që nga ndjekja do të konfiskonte pasurinë e fituar në mënyrë jo ligjore. I gjithë procesi i rekrutimit të prokurorëve, të policëve gjyqësor dhe policëve hetues nuk do të duhej të kishin fare lidhje me Policinë e Kosovës e cila në mënyrë të tërthortë është e ndikuar nga Politika. Këta policë do të ishin policë gjyqësor që do t’i shërbenin ekskluzivisht kësaj Gjykate”, është shprehur Musliu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1524446474287106/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...