Listat e rreme të veteranëve po e dëmtojnë imazhin e Kosovës, ka thënë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, raporton KTV.
Ndërsa, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka akuzuar PDK-në e LDK-në të jenë marrë vesh për fryrjen e listave të veteranëve.
Në këtë debat me një ide të çuditshme është përfshirë edhe ministri i punëve të Jashtme Behxhet Pacolli.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës, tash komandant i MFSK-së Rrahman Rama është i vetëdijshëm se problemi me listat e veteranëve po e dëmton imazhin e Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, ai çuditet se me çfarë përgjegjësie morale dikush mund të gëzojë statusin e veteranit luftëtar që nuk i takon.
Por thotë se është i gatshëm të japë sqarime dhe përgjegjësi për pjesën që i takon.
Por, komandanti i FSK-së bën thirrje që politika të mos përzihet e kjo çështje t’u lihet në dorë organeve të drejtësisë.
E për listat e fryra të veteranëve, ka folur edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.
Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka akuzuar PDK-në e LDK-në për marrëveshje ndërmjet tyre për fryrjen e listave të veteranëve.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dalë me një propozim të çuditshëm se si mund të shfrytëzohen mjetet nga veteranët e rrejshëm.
“Miqtë na ndihmojnë financiarisht dhe kanë të drejtë të dinë ku përfundojnë paratë e tyre. E mirëkuptoj dhe shqetësimin e shoqërisë civile. Nuk kam asnjë koment për çështjen sa kohë që po heton Prokuroria, unë jam politikan dhe nuk dua të ndikoj te drejtësia. Por, kam një propozim ; nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do të propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë te familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar. Shteti i Kosovës, shoqëria iu ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima”, ka thënë Pacolli.
Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me mbi 20 mijë emrat që po cilësohen persona që përfituan kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit.
Shoqëria civile vlerëson se kjo është bërë me qëllim për ta hedhur poshtë aktakuzën e ish-prokurorit Blakaj.
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...