Dhuna fizike e ushtruar ndaj të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë, ka ngritur reagime të ashpra në opinion publik.
Mediat serbe u munduan ta dezinformojnë opinionin serb duke gënjyer gjoja se viktima është nga komuniteti serb, duke paraqitur kështu sjelljen e keqe të një gruaje kosovare ndaj një të moshuare serbe.
Hoxhaj: Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë që ndërkombëtarët të mos bien pre e dezinformimit
Asnjë reagim për të demantuar raportimet në media serbe nuk u bë nga asnjë institucion i shtetit të Kosovës.
Ndërsa eksperti i sigurisë , Mentor Hoxhaj thotë për arbresh.info se reagimi do të duhej të ishte i menjëhershëm.
“Realisht në momentin që postohet një lajm dhe tjetërsohet në këtë drejtim me qëllime propagandistike mendoj që reagimi duhet të jetë institucional dhe atë në të gjitha nivelet”, pohon ai Hoxhaj për arbresh.info.
Kjo sipas Hoxhajt, duhet të bëhet që ndërkombëtarët të mos bien pre e dezinformimit.
“Kjo që mediat ndërkombëtare dhe vendore dhe bashkësia ndërkombëtare të mos bien pre e këtij lajmi. Por un nuk e kam parë një reagim institucional por në këtë rast do të duhej të reagonte edhe ministria e punëve të jashtme”, shtoi tutje ai.
Hoxhaj bëri të ditur se kjo ngjarja duhet të lajmërohej edhe në Zyrat e Shteteve të Bashkimit Evropian në mënyrë që mos të bien pre e këtij lajmi.
“Njëkohësisht të lajmërohej edhe në Zyrat e Shteteve të Bashkimit Evropian në mënyrë që mos të bien pre e këtij lajmi dhe të kemi reagim në këtë rast te lajmet të cilat mund të kemi impakt jashtëzakonisht të madh negativ në vetedukimin”, përfundon Hoxhaj.
Njëjtë mendon edhe ligjëruesi i Gazetarisë, Dren Gërguri.
Ai thotë se mediat serbe vazhdojnë ta bëjnë një propagandë me inskenimin e ngjarjeve që nuk kanë ndodhur fare.
“Në po e shohim që mediat në Serbi po vazhdojnë të propagandojnë për Kosovën qoftë në manipulimin e një situatës së vërtetë apo edhe inskenimin e situatave ngjarjeve të cilat nuk kanë ndodhur fare”, deklaron Gërguri për arbresh.info.
Sipas tij, një propagandë e tillë nga ana e Serbisë, po bëhet për ta paraqitur se si po trajtohen serbët nga shoqëria kosovare.
“Në rastin konkret në Serbi është raportuar se e moshuara është e komunitetit serb dhe ideja ka qenë të paraqitet se si po trajtohet një e moshuar e komunitetit serb nga një e re në shoqërinë kosovare, pra dhe këtu sulmohet shoqëria e Kosovës”, u shpreh Gërguri.
Edhe Gërguri mendon se reagimi i institucioneve duhet të ishte më i shpejtë për të krijuar një bindje te populli serb në Kosovë.
“Besoj se në situata të tilla reagimi institucional do të duhej të ishte i shpejt nga institucionet e Kosovës në mënyrë që raste të tilla të mos mbërrijnë për të krijuar një bindje apo një posedim qoftë i komunitetit serb në Kosovë qoftë në përgjithësi. Nëse nuk ka reagim në njëfarë forme në botën e internetit po mbetet vetëm versioni propagandues i mediave serbe i cili nuk është i ankuar pastaj nga institucionet e Kosovës”, potencoi ai.
Gërguri: Qëllimi i Serbisë është gjithmonë për ta paraqitur Kosovën sa më keq
Por, Gërguri pohon se kjo dezinformatë do të ketë ndikim në sytë e Evropës përballë Kosovës.
“Unë besoj që në hapësirën evropiane dezinformatat e tilla mund të kenë ndikim sidomos ato të cilat po e vërejnë që nuk po publikohen vetëm në gjuhën serbe. Këto raste kur dezinformata nga gjuha serbe e mediave serbe e njëjta përkthehet në gjuhën angleze dhe publikohet në adresa të ndryshme në shtete të ndryshme. Kjo tregon që audienca e targetuar nuk është vetëm komuniteti serb në Kosovë apo shoqëria serbe në Serbi por megjithatë është shumë më e gjerë. Natyrisht qëllimi është gjithmonë dashakeqës për ta prezantuar para të tjerëve në mënyrën sa më të keqe të mundshme shtetin e Kosovës”, deklaroi në fund Gërguri për arbresh.info.
Ndërsa njohësi tjetër i sigurisë në vend, Agim Musliu për këtë rast ka shkruar në “Facebook”, ku deklaroi se lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë.
“Lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti te lartë. Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë se Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbë të Policisë se Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkisë (në prani te eksponentëve të Listës Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues në shesh.
Një keqpërdorim i skajshëm (por të cilin jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse”, shkroi Musliu.
Tutje ai tha se videoja e keqpërdorimit te një gruaje të shtyrë në moshë nga punëtore të papërgjegjshme në Pejë (që bëri buje në mediat tona), në Serbi po përdoret shumë se “viktima është një plake serbe”, e cila sipas tyre “maltretohet nga motra medicinale shqiptare”.
Musliu tutje shkroi se ky rast është njëri nga shembujt më të freskët të makinerisë të luftës speciale të Beogradit, se dezinformimi me një fatkeqësitë e këtij lloji, duket se është i organizuar nga struktura të sigurisë së Serbisë, është edhe fakti se shpërndarja e kësaj videoje është shumë e shpejtë dhe masive. Sigurisht janë angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, të cilët janë me dhjetëra mijëra.
Musliu: Sa herë del ndonjë video e këtij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet
Si përfundim, Musliu shkroi se, nga kjo le ta nxjerrim si shoqëri një mësim se, sa herë del ndonjë video e këtij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet.
Arbresh.info ka tentuar të marrë mendimin e Qeverisë së Kosovës rreth kësaj çështje por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Kujtojmë se, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të mërkurën është sulmuar fizikisht një grua e moshuar dhe pamjet në rrjetet sociale kanë marrë hov të menjëhershëm.
Shumica e mediat serbe kanë raportuar se viktima në fjalë është serbe e sipas tyre po keqtrajtohet nga një grua kosovare.
Për videon që bëri bujë, janë arrestuar tre persona të cilat po mbahen në paraburgim./arbresh.info/Ejona Hyseni/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...