Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kthimin e ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare për Privatizim, në menaxhim të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit – komuna këto të banuara me shumicë serbe – po cilësohet si jokushtetues nga ana e disa deputetëve, por edhe njohësve të çështjeve ekonomike.
Një vendim të tillë Qeveria e Kosovës e ka miratuar javën e kaluar, përmes së cilit kërkohet që këto ndërmarrje të tërhiqen nga procesi i privatizimit dhe të kthehen në pronësi të komunave përkatëse.
I njëjti vendim obligon Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal që të zhvillojë procedurat me Agjencinë Kosovare të Privatizimit deri në vendimin përfundimtar për bartje të pronës, raporton REL.
Në një përgjigjeje të kësaj ministrie për Radion Evropa e Lirë thuhet se bazuar në ligjet në fuqi, komunat, me qëllim të realizimit të interesit të përgjithshëm publik, kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e pronave të ish-ndërmarrjeve shoqërore të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Përveç kërkesës së komunave të Mitrovicës Veriore, Ranillugut dhe Kllokotit, Qeveria e Kosovës, thuhet në përgjigje, ka marrë 30 vendime me të cilat edhe 30 komunave tjera u janë bartur pronat të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, me qëllim të realizimit të interesit publik.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...