Google ADS

Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike

13:51 | 23 Nëntor 2024
E.K

Pronari i një restoranti në Vushtrri është kapur në flagrancë nga ekipet e kontrollit të KEDS-it duke e vjedhur energjinë elektrike.

Sipas njoftimit nga KEDS, keqpërdorimi u zbulua pasi pronari po përdorte një kabllo elektrike për të anashkaluar njehsorin dhe për të konsumuar energji pa paguar.

Si rezultat i këtij veprimi të kundërligjshëm, KEDS ka pësuar humbje të konsiderueshme dhe pronari detyrohet të paguajë mbi 17 mijë euro si dëmshpërblim për humbjet.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është vepër penale dhe ndëshkohet me gjobë ose deri në 3 vjet burgim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme