Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një klub nate që punonte në kundërshtim me vendimet e qeverisë.
Gjatë shqiptimit të gjobës pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, policia rajonale në Prizren, ka shqiptuar gjithsej 204 gjoba për mosrespektim të masave.
Prizren, 30.08.2021 – 21:24. Njësia policore gjatë inspektimit të lokaleve së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë vërejtur se një klub nate ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet qeverisë. Gjatë shqiptimit të gjobës personi i dyshuar- pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...