Pronarët kosovarë të një restauranti në Teksas të SHBA’së, pas një ndërprerje të përkohshme të furnizimit të energjisë elektrike në këtë zonë, vendosën t’i ndihmojnë komunitetin nëpërmjet dhënies së mbi 500 vakteve ushqimore falas.
Ari dhe Blinera Isufaj, bashkë me pesë punëtorë të tjerë të restaurantit dhanë qindra vakte ushqimore falas – shpagetë dhe lazanja – pasi ndërprerja e rrymës i kishte lënë banorët e Teksasit të bllokuar në shtëpitë e tyre.
“Mora shumë fotografi nga banorët, të cilët thonin se kishin tre ditë që po hanin ushqime të ftohta”, tha Ari Isufaj për TODAY.
Ai, sipas TODAY, kishte ardhura nga Kosova si refugjat përgjatë luftës, si 14-vjeçar. E mërkura, dita kur restoranti shpërndau qindra vakte, gjithashtu shënonte edhe ditën e përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.
“In Kosovo, we were prepared for this (type of weather) with generators and stuff like that, but this just really caught us off guard,” he said.
“Në Kosovë, ne ishim të përgatitur për këtë (llojin e motit) me gjeneratorë dhe gjëra të tilla, por një mot kaq i ftohtë na zuri në befasi”, tha ai. /Express
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...