Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, është mbledhur gjatë ditës së sotme teksa edhe kanë dënuar aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Komunës së Prishtinës.
Kjo shoqatë po ankohet se gjatë aksioneve i janë mbyllur lokalet dhe janë larguar konsumatorët. Ankohen se janë duke u gjobitur pa faj për shkak se sipas tyre mungon një rregullore e saktë.
Po ashtu thonë se do t’i mbyllin të gjitha lokalet nëse vazhdohet me gjoba të tilla.
Postimi i plotë
Kosova po bëhet vendi më i keq për të bërë biznes. Mbrëmë, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Komunës kanë nisur një fushatë të pashembullt të gjobitjes dhe përndjekjes ndaj shtyllës së dytë më të rëndësishme të ekonomisë së vendit tonë – hotelerisë.
Edhe pse, janë mbi 700 biznese që punësojnë me mijëra të rinj në kryeqytet, edhe pse ne jemi shpirti që e mban qytetin gjallë dhe e kthen diasporën tonë çdo vit në Kosovë për të shpenzuar miliona euro në vendin tonë, në vend se të ketë mirënjohje për ne, ka vetëm gjoba dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar. Mbrëmë, kjo ndodhi edhe një herë më shumë.
Na u ndal muzika, na u mbyllën lokalet, na i larguan njerëzit. Deri kur me këtë qasje ndaj nesh, punëdhënësve ndër më të mëdhenj në qytet? Deri kur ne të gjobitemi pa faj, sepse mungon një rregullore të cilën ne do ta respektojmë në tërësi? Deri kur të trajtohemi si adresë për bastisje e tejkalim të autoritetit zyrtar, në vend se të shihemi si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit tonë? Nëse këto masa do të vazhdojnë ndaj nesh, ne mbase edhe mund të ju dëgjojmë, të ndalemi tërësisht, ti mbyllim gjitha lokalet tona, që ju ta vërëni për disa ditë së paku, mungesën që do ta kishte qyteti pa bizneset që ne i kemi, prej të cilave ju përfitoni në shumë nivele, si në punësim, taksa dhe shumëçka tjetër. Nëse dëshironi të na mbyllni tërësisht na tregoni hapur, që mos të vazhdojmë të paguajmë dënime të pamerituara, për arsyet që as nuk po arrijmë ti kuptojmë.
Shoqata e Gastronomve të Prishtinës.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...