Komuniteti i biznesit në vend vlerëson se raporti i Bankës Botërore në të bërit biznes i cili ka renditur Kosovën në 20 pozita më lartë, rrit kredibilitetin e shtetit karshi investitorëve të jashtëm.
Sipas tyre duhet edhe institucionet e tjera jashtë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të ngrisin më shumë shërbimin ndaj ndërmarrësve në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Pronari i kompanisë “Frutex”, nga Suhareka ka thënë për arbresh.info se kjo renditje në raportin e Bankës Botërore i inkurajon bizneset që të rrisin më shumë jo vetëm investimet por edhe numrin e të punësuarve.
“Një raport pozitiv nga një institucion prestigjioz siç është Banka Botërore jo vetëm që paraqet realitetin e të bërit biznes mirëpo edhe rrit kredibilitetin e shtetit karshi investitorëve të jashtëm për investime kapitale në Kosovë. Normalisht edhe ne si një biznes që operojmë në Kosovë e kemi pritur mjaftë mirë pasi që na jep edhe më shumë shtytje për një vazhdimësi pozitive në vitet e ardhshme. Dhe për më tepër na inkurajon që ti rrisim investimet dhe numrin e të punësuarve duke rritur kështu mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka thënë Palushi, për arbresh.info.
Ai ka thënë se indikator kryesorë i cili ka ndikuar në këtë ngritje të Kosovës në 20 pozita më lartë ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, derisa ka shtuar se meritat për këtë i kanë të gjitha qeveritë.
“Indikatorët bazë mendojë se kanë qenë nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare MSA të cilat na mundësuan qasje më të lehtë në tregjet europiane, si dhe lehtësirat fiskale te miratuara nga qeveria e Kosovës të cilat na mundësuan që të jemi konkurent. Meritat mendoj se kanë të gjitha qeveritë të cilat kanë bërë përmirësime të legjislacionit por edhe masa të tjera , por gjithsesi më e merituara është qeveria e kaluar”, ka pohuar ai.
Por pavarësisht kësaj, drejtori Palushi ka thënë se edhe pse ky raport i BB-së tregon përmirësimet ka edhe shumë punë për t’u bërë e me të cilat bizneset ballafaqohen duke përmendur furnizimin me energji elektrike, subvencionimin e eksportit, mbështetjen më të madhe për prodhuesit vendor si dhe ligjin për tregti të brendshme.
I të njëjtit mendim është pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj. Ai ka thënë se e kanë mirëpritur një lajmë të tillë, por thotë se shpreson që në të ardhmen do të ketë lëvizje më të mëdha.
“E kemi prit shumë mirë sepse kanë lëviz gjërat edhe ne e kemi vërejt se kanë lëviz gjërat pozitivisht .Mendojmë se është bërë një punë shumë e mirë, duhet edhe institucionet tjera jashtë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dalëngadalë ta ngrisin edhe më shumë shërbimin ndaj ndërmarrësve, ndaj kompanive të ndryshme si vendore edhe ato ndërkombëtare dhe presim se do të kemi lëvizje edhe më të mira në të ardhmen”, ka thënë ai.
Ai thotë se pavarësisht lajmeve të mira që kanë ardhur këto ditë për biznesin kosovar, sfidë me të cilën ballafaqohen vazhdon të jetë eksporti.
“Sfidat më të mëdha ne si biznes për momentin që ballafaqohemi është eksporti. Kemi arrit në nivel të asaj që duhet të eksportojmë mirëpo produktet me prejardhje shtazore të cilat ne i përpunojmë janë produkte karakteristike dhe hasim në barriera të ndryshme tarifore si brenda vendeve anëtarë të CEFTA-s e po ashtu edhe në Unionin Evropian”, ka pohuar ai për arbresh.info.
Kosova në raportin e Bankës Botërore në të bërit biznes për këtë vit është radhitur në pozitën e 40 nga e 60-ta sa ishte vitin e kaluar./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...