Pronarët e bizneseve në rrugën “Xhorxh Bush” i kanë shkuar sot në zyre kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mbylljen e qarkullimit në këtë rrugë.
Njëri prej pronarëve të bizneseve që janë të pakënaqur, Ylber Kelmendi për “Arbresh.info” tregoi se çfarë biseduan dhe cilat ishin kërkesat e tyre drejtuar Ramës.
Ai, tha se kërkesat e tyre drejtuar të parit të Prishtinës, ishin që rruga të kthehet siç ka qenë ose dikush të jep përgjegjësi për dëmet financiare të bizneseve n♪7 atë rrugë.
“Rama na priti mirë, nuk tha asgjë konkrete, kërkuam nga kryetari që rruga të kthehet siç ka qenë ose dikush të jep përgjegjësi për dëmet financiare”, u shpreh ai.
Kërkesë tjetër e tyre, sipas tij, ishte që ajo rrugë të lirohet për qarkullim të paktën deri në orën 18:00.
“Ne i kemi disa kërkesa, për me u liru rruga ose siç ka qenë ose deri në orën 18:00 dhe pastaj të bëhet shesh”, u shpreh tutje ai.
Kelmendi tha se gjatë takimit, kreu i Komunës, Përparim Rama është shprehur se nuk ka nevojë të bëj dëgjim publik dhe se mendon ta bëjë sheshin deri te Posta e Madhe.
Pronarët e bizneseve paralajmëruan padi ndaj Komunës së Prishtinës dhe personalisht ndaj kryetarit, Përparim Rama.
“Rama tha se nuk ka nevojë të bëj dëgjim publik, ai tha se ka me vazhdu sheshin deri të posta e madhe, gjë që ka me ba një bllokadë edhe më shumë.Kemi me padit komunën e Prishtinës edhe Ramën personalisht për vendimin që e ka marr në krye veti e që pasojat që po i bartim ne”, tregoi Kelmendi.
Sa i përket dëmeve që u janë bërë këtyre bizneseve që janë në këtë rrugë, ai shprehet se kapin shifrim më shumë se një milionë euro.
“Dëmet janë të mëdha, afër një milionë ose më shumë, aty bizneset janë me qira dhe kanë punëtorë. Sot kemi ardhur vetëm 5/6 biznese që të mos krijojmë tollovi por të gjitha bizneset aty janë të pakënaqura”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...