Google ADS

Prona publike po humb 30 milionë euro nga Arbitrazhi për PTK-në

12:43 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se prona publike e Kosovës humb për 30 milionë euro me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për PTK-në.

Mustafa tha gjatë seancës së Kuvendit se ka informata që është ngritur padi në Gjykaten kompetente në Londër kundër vendimit parcial që është marrë nga Arbitrazhi, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar se është ngritur padi edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të kundërshtuar vendimin për njohjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

“Vendimi i tribunalit mund të sulmohet në Gjykatën Nacionale në Londër. Mbetet në fuqi vendimi paraparak i cili e ngarkon Telekomin që të paguajë rreth 30 milionë euro në llogari të Dardafonit. Për mua është një veprim i rëndë pavarësisht se a do të paguhen ato mjete nga telekomi apo nga buxheti sepse ne jemi aksionar i PTK-së. Me vendimin e Arbitrazhit, po humb prona publike për 30 milionë euro”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme