Promovohet “Shtegu i Shëndetit” në parkun e Gërmisë i gjatë 8.9 km

17:17 | 7 Maj 2023
E.H

Sot është bërë promovimi i “Shtegut të Shëndetit” në parkun e Gërmisë.

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama, bashkë me Shoqatën e Kardiologëve të Kosovës, Klubin Alpin Prishtina, USAID dhe qytetarët, ecën drejt parkut Gërmia duke promovuar kështu “Shtegun e Shëndetit”.

“Përmes këtij shtegu promovojmë rëndësinë që ka aktiviteti fizik në shëndetin e njeriut. Prishtina po frymon lirshëm”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme