Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë janë promovuar dy vëllime të romanit “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, të autorit nga Shqipëria, Stefan Çapaliku.
Frank Kulli, nga shtëpia botuese “Gjergj Fishta” tha se Çapaliku është një nga krijuesit më të mëdhenj të Shqipërisë. Sipas tij kulmi krijimtarisë së autorit është pikërisht ky roman.
Fjalë të mira kishte edhe shkrimtari Ndue Uka, i cili lidhur me vëllimin e parë tha se ky roman duhet të lexohet, meqë është një tregim shumë i bukur kundër çmendisë.
Edhe shkrimtari tjetër Ag Apolloni, lidhur me vëllimin e parë deklaroi se të veçantë këtë roman e bën strukturimi. “Romani fillon me periudhën kur në Shqipëri u ndalua feja, e përfundon me vdekjen e diktatorit”, tha ai.
Ndërsa vet autori Çapaliku tha se nëse ky roman do të ketë një vëllim të katërt, atëherë do të merret me Facebook, pasi në vëllimin e parë është marrë me televizionin, e njerëzit po çmenden shumë lehtë. Ai shtoi se në kohën e regjimit, librat e parë i preku në Prishtinë, sepse në Shqipëri ishin të ndaluar. Të gjitha këto kujtime e bënë të shkruajë dy vëllimet e romanit “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, dhe se është akoma më i lumtur që po e bën këtë promovim pikërisht në Prishtinë.
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...