Promovohet pulla postare e Konferencës së Parisit

17:05 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Është organizuar promovimi i e ekspozitës dhe pullës postare me portretin kushtuar 100-vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit amerikan, Woodroë Wilson dhe Qeverisë amerikane për të mbrojtur të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe kryeministri Haradinaj, ku ka falënderuar edhe njëherë shtetin amerikan për punën që ka bërë në Kosovë gjatë vitit ’99, shkruan arbresh.info

Ai gjithashtu tha se mirënjohëse për Amerikën duhet të jetë edhe shteti serb, për arsye se ndali atë tragjedi dhe nuk e la Serbinë ta vazhdonte rrugën e krimit.

“Në kuadër të përvjetorëve të rëndësishëm kemi pas nderin që në Kosovë ta kemi Presidentin Cllinton, sekretaren Albrighr. Mendoj se një sjellje e tillë e jona falënderuese buron nga fuqia e asaj që kemi përjetuar ne. Kur Amerika ndaloi tragjedinë. Ndalja e kësaj tragjedie është vepra e mirë së pari për shqiptarët, ky veprim I NATO-së e ka shpëtuar popullin serb, i ka shpëtuar nga ajo çka më shumë kishin mujt me bo, Serbia duhet ta falënderoj NATON, që nuk e la të ecte në rrugën e krimit” tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa Kryeshefi i Postës Kosovës, Sejdi Hoxha tha se pulla postare për presidentin Wilson do të mbetët një ndër pullat më të çmuara të filatelisë së postes së Kosovës.

“Me rastin e 100 vjetorit të konferencës së Paqes në Paris, posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim “100 vjetori  mbrojtjes së trojeve shqiptare” dedikuar të kombit shqiptar, presidentit 28-të të SHBA-ve, Woodroë Wilson. Titulli zyrtar i kësaj pulle postare që është në qarkullim që nga data 25 maj është “100 vjetori  mbrojtjes së trojeve shqiptare” tha Hoxha./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1945593485569546/?notif_id=1561365430343272&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme