Google ADS

Promovohet libri për Skënderbeun “Këto ishin kohë të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat – Hunyadin hungarez”

12:02 | 25 Nëntor 2019
M. A.

Është promovuar libri “Këto ishin kohë të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat – Hunyadin hungarez”

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) dhe Ambasada e Hungarisë në prezencën e shumë akademikëve promovuan sot librin “Këto ishin kohë të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat – Hunyadin hungarez” (“These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the hungarian Hunyadi”).

Në këtë ceremoni redaktori i librit, Krisztian Csaplar-Degovics tha se titulli i librit është inspiruar nga një citat i Fan Nolit ndërkaq që tha se të dy popujt kanë arritur të mbajnë raporte me njëri-tjetrin për më shumë se 5 shekuj dhe jo vetëm sipërfaqësisht.

Në ceremoninë e promovimit mori pjesë edhe ambasadori i Hungarisë Lazlo Markusz i cili foli për raportet e bashkëpunimit të popullit hungarez me shqiptarët si rezultat i së cilave cilësoi se vazhdojnë këto raporte edhe tash.

Ai përmendi edhe intervenimin e trupave hungareze në luftën e Kosovës në 99 e mënyrën se si është vendosur të njihet Kosova si shtet. Gjithashtu komentoi për rëndësinë e një marrëveshje me Serbinë e cila sipas tij do të ndikonte edhe tutje në stabilitetin e rajonit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme