Google ADS

Promovohet libri “Lëvizja Protestante te shqiptarët 1818-1908”

13:27 | 18 Nëntor 2019
V. S.

Në Bibliotekën Kombëtare është duke u promovuar libri “Lëvizja Protestante te shqiptarët 1818-1908” i autorit David Hosaflook.

Në këtë libër trajtohet lëvizja protestante te shqiptarët në kuadër të lëvizjes protestante mbare botërorë e cila e ndryshoi rrënjësisht kulturën evropiane në shekullin e 16-të dhe që tre shekuj më vonë solli ndryshime edhe në rrjedhën e kulturës shqiptare.

Ky libër, sipas recensentit Xhevat Lloshit, ka vlera të larta pasi zbulon dokumente të shumta që lidhen me alfabetin shqip, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, sipas recensentit tjetër Fehmi Cakollit, ky libër është një ndër projektet më kapitale që ka përmbushur një zbrazëti të kamotshme mungese të mendimit të plotë shqiptar qysh prej Mbretërisë Shqiptare e deri tani.

Libri po promovohet në kuadër të aktivitetit kulturor kushtuar “Ditëve të Alfabetit”, derisa nesër pritet të promovohet edhe në Shkup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme