Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë promovimin e librit “Pushteti dhe intelektualiteti” në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Botimi i librit është bërë nga Fondacioni “Ibrahim Rugova, ndërsa Abdixhiku në këtë rast ka thënë se libri ka të bëjë me mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, lideri i LDK-së ka theksuar se Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.
Mes tjerash, ai bërë të ditur se ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit dhe ka vizituar familjen e tij.
Postimi i plotë:
Ibrahim Rugova, “ishte më shumë se njeri, ai ishte një epokë” do të thoshte një Viktor Hygo i yni, siç kishte thënë ky shkrimtar për Volterin në njëqindvjetorin e vdekjes së këtij filozofit dhe mendimtari të madh.
Në të vërtetë, Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.
Ati themeltar i shtetit të Kosovës, prijësi historik i popullit të Kosovës, themeluesi i Lidhjes Demokratike, formacionit të parë pavarësist; bartësi i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, iku në amshim sot 18 vite më parë.
Pas vete la një trashëgimi epokale, që sot na shërben si udhërrëfim kombëtar.
Në këtë ditë, së bashku me zonjën Fana Rugova dhe anëtarë të familjes, në ambientet e Shkollës Politike, promovuam librin ‘Pushteti dhe intelektualët’ të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.
Fondacion ynë tashmë ka bërë një traditë në fushën e botimeve, duke u kujdesur, që ta ruajë, ta kultivojë dhe ta përcjellë tek breznitë e reja, mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës, duke e vlerësuar si një trashëgimi tejet e vlefshme, bazike, për të njohur Kosovën e djeshme dhe për t’u shërbyer prej saj për të ndërtuar Kosovën e nesërme.
Ky libër, ka këtë funksion, dhe sikur vepra në tërësi e Presidentit Ibrahim Rugova, na kujton profilin e lartë të politikanit intelektual dhe intelektualit politikan, dhe na thërret të mendojmë sa të rëndësishme janë këto dy kategori kur bëhen një zë.
Para promovimit, me bashkëpunëtorë, vendosëm lule tek varri i Presidentit. Nga aty, vizituam familjen Rugova, për të ndarë jo vetem dhimbjen për ikjen e Presidentit, por dhe gjithë krenarinë për trashëgiminë e tij!/Arbresh.info
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...