Organizata Jo-qeveritare ”Bliri”, ka organizuar një panair në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, në të cilën po promovohen prodhimet vendore.
Ky panair që ka nisur të mërkurën dhe do të mbyllet të premten (nesër), po konsiderohet e mundësi e mirë nga shitësit, ngase sipas tyre përmes tij po u mundësohet promovimi i prodhimeve vendore, shkruan arbresh.info.
Kimete Ferati nga Prishtina, e cila është përpunuese e bizhuterisë tha për arbresh.info se ky panair ka ndikuar në rritjen e shitjeve, megjithatë ajo shprehet se në përgjithësi qytetarët nuk kanë interes për blerje, duke e arsyetuar numrin e madh të papunësisë në vend.
“Me këtë punë merrem afro 15 vite. Të gjitha punimet e bizhuterisë i përpunoj me dorë. Natyrisht që ky panair ka ndikuar në rritjen e shitjeve, por në përgjithësi qytetarët nuk kanë interes për blerje , ndoshta për shkak të papunësisë së madhe”, ka thënë ajo
Prodhuesi tjetër Remzi Demolli nga Prishtina, ka thënë se shitja e produkteve të tyre nuk është keq, por krejt varet nga vendi se ku i shet.
“Shitje kemi por, rritja e shitjes së tyre varet edhe prej vendit ku bëhet shitja. Për shembull, nëse do kishim shitur tek sheshi ‘Zahit Pajaziti’, apo tek sheshi ‘Skënderbeu’, natyrisht që do të kishim më tepër shitje”, thotë ai.
Ndërsa Afërdita Murati e cila vjen nga Komuna e Podujevës merret me përpunimin e mjedrës dhe boronicës. Ajo thotë se lëngjet e këtyre pemëve deri vonë janë importuar nga shtetet e jashtme, ndërsa tani janë prodhime vendore.
“Ka vite që merrem me përpunimin e mjedrës dhe boronicës, lëngjet e të cilëve deri vonë janë blerë nga jashtë, por tashmë i kemi si prodhime vendore”, ka thënë ajo.
Ndryshe, ky panair është paraparë të zgjas tre ditë, nga e mërkura kur ka nisur deri të premten (nesër), kur pritet të mbyllet. ”/arbresh.info/
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s