Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse po vizitojnë Kosovën.
Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Prokurorja e Specializuar dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së. West, një ish-prokurore amerikane me përvojë si në hetime politike të nivelit të lartë ashtu edhe në hetime ndërkombëtare për krime, pasoi Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar në tetor 2023”, thuhet në njoftim.
Ferdinandusse, një ish-prokuror holandez, udhëhoqi ndjekjen penale nga Holanda të çështjes së rrëzimit të aeroplanit të linjës ajrore malajziane MH-17 mbi Ukrainë nga separatistët rusë dhe ukrainas në vitin 2014.
West është Prokurorja e tretë e Specializuar, pas z. Smith i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022, dhe David Schwendiman, i cili shërbeu në periudhën 2016-2018./Arbresh.info/
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në ...
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...