Prokurorit të Shtetit i vidhet vetura zyrtare

08:16 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Zëvendës-kryeprokurorit të Prishtinës, Ibrahim Berisha i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas informatave që ka siguruar KALLXO.com, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në shtëpinë e prokurorit Berisha në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit.

“Me datë 25.04.2018 rreth orës 23:08 ankuesi Ibrahim N. Berisha, prokuror i shtetit, raporton se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën zyrtare e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë në fshatin Gllanasellë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë që ka siguruar KALLXO.com.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore të cilat janë duke u marrë me rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme