Prokurorinë Speciale sot e vizituan ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi.
Sipas tyre, gjatë këtij takimi u diskutua për lëndët e transferuara nga EULEX-i, për rritjen e numrit të prokurorëve, si dhe për numrin e madh të lëndëve nga rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se diskutuan për gjendjen e Prokurorisë Speciale pas përfundimit të mandatit të EULEX-it, për punësimin e prokurorëve të rinj, si dhe numrin e lëndëve të rasteve që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Jemi duke e fuqizuar tutje me prokurorë të ri me staf shtesë për Prokurorinë Speciale duke e ditur se ballafaqohet me një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve të cilat janë të ndjeshme që lidhen kryesisht me angazhimin e tyre në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Tahiri.
Ndërsa, kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi tregoi që gjatë këtij takimi iu dha theks i veçantë edhe ndryshimeve ligjore që duhet të bëhen në ligjin për Prokurorinë Speciale sepse sipas tij, shumë dispozita ligjore ndërlidhen me prokurorët e EULEX-it.
Ai shtoi që tashmë është hapur edhe konkursi për avancimin e pesë prokurorëve.
“Biseduam edhe për rritjen e numrit të prokurorëve dhe stafit mbështetës i cili do t’i ndihmojë Prokurorisë Speciale. Biseduam edhe për ndryshimet ligjore të cilat duhet të bëhen edhe në ligjin për Prokurorinë Speciale të Kosovës”, tha Lumezi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku tregoi se sot njoftoi ministrin e Drejtësisë për nevojat e prokurorisë në punësimin e prokurorëve të rinj dhe krijimin e tre departamenteve të cilat do të ndihmonin në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.
“Ministrin e njoftova për nevojat e prokurorisë se duhet të jenë 18 prokurorë dhe ne mendojmë që të ketë një punë sa ma efikase duhet të ketë tri departamente. Departamenti për luftë e terrorizëm, për krim të organizuar dhe krim të organizuar në çështje financiare”, tha Millaku.
I pyetur rreth rasteve të krimeve të luftës dhe ikjes së atyre personave për Serbi, Aleksandër Lumezi tha se askush nuk mund të gjykohet në mungesë të tij, prandaj edhe pritet të bëhet një kompromis me Qeverinë e Serbisë në mënyrë që të gjykohen vetëm rastet e krimeve të luftës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i trajton si kompetencë ekskluzive edhe krimet e luftës. Kemi formuar departamentin për krime të luftës dhe aty i kemi dy prokurorë, vetëm gjatë vitit të kaluar i kemi pasur 23 raste të cilat i ka trajtuar dhe i ka kryer Prokuroria Speciale në forma të ndryshme.
Millaku shtoi se institucionet e Kosovës në të kaluarën nuk kanë mundur të trajtojnë rastet e krimeve të luftës përveç atyre që u janë dorëzuar nga EULEX-i.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...