Prokuroria: Zeka është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal

17:09 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti Milaim Zeka është arrestuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me veprën mashtrim she shmangie nga tatimi.

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar për portalin arbresh.info ndalimin për 48 orë të deputetit Zeka.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës Ekrem Lutfiu ka thënë për arbresh.ifno se vepra penale për të cilën është ndaluar deputeti Zeka është pjesëmarrja ose organizimi i grupit criminal.

“M.Z është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-së, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se”, thuhet në përgjigje.

Sipas Prokurorisë grupi i organizuar kriminal ka të bëjë me mashtrim të qytetarëve për viza pune.

“M.Z dyshohet se me këto veprime është i implikuar në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetareve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”, ka thënë Lutfiu./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme