Gjithçka është gati që Gjykata Speciale të nis punën e saj, por ende nuk ka datë të saktë se kur do të bëhet një gjë e tillë. Tashmë varet nga Prokuroria se kur do t`i nisë aktakuzat e para në Gjykatë.
Në një prononcim për “Indeksonline”, avokati Tomë Gashi ka thënë se kur Prokuroria t`i nisë aktakuzat e para, atëherë Specialja do të fillojë punën.
“Nuk ka ndonjë datë të saktë se kur pritet fillimi i punës së Gjykatës Speciale, por kjo më tepër tash varet nga Prokuroria e cila do të duhet t`i dërgojë aktakuzat e para në Gjykatë. Gjykata tash është e formuar, e ka strukturën ligjore, janë gjyqtarët të zgjedhur, është stafi juridik dhe stafi teknik kështuqë tani varet nga Prokuroria se kur është e gatshme t`i dërgojë aktakuzat e para, se sa prej Gjykatës”, ka deklaruar ai.
Gashi ka komentuar vendimin e Speciales për t`i transmetuar drejtëpërdrejtë seancat gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, seancat që mund të jenë të ndjeshme nuk do të dalin direkt dhe do të jenë të mbyllura.
“Ajo është një ueb-faqe në të cilën do të transmetohen gjykimet në mënyrë që të jenë transparente, pra nëse ata i përmbahen asaj që kanë deklaru. Por kjo praktikë është e njëjtë si me ish-Tribunalin e Hagës ku vazhdimisht janë transmetuar seancat, mirëpo asnjë seancë nuk është transmetu direkt por me një vonesë prej 30 minutash që në rast se dikush përmend emra të dëshmitarëve të mbrojtur, ato të mos bëhen publike përmes mjeteve të informimit. Por, sido që të jetë Gjykata ka deklaruar se në séance të ndishme, ato do të jenë të mbyllura dhe nuk do të bëhen publike
Ndryshe, Gjykata Speciale do të gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët dyshohen për krime lufte.
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...