Në disa faqe kërkesë për caktimin e paraburgimit prokurori Ismet Ujkani ka rënditur funksionimin e një dukurie shqetësuese në qytetin e Skenderajt.
Në një local muzike një vajzë nga Mitrovica pretendohet se u shfrytëzua seksualisht për disa muaj fillimisht nga pronari i lokalit e më pas edhe nga klientët e tjerë.
N.N emër i njohur për redaksinë identiteti i të cilit nuk publikohet për shkak të rrethanave të rastit është duke u hetuar nga prokuroria pasi e kishte marrë vajzën nga Mitrovica dhe e kishte punësuar si kamariere në lokalin e tij. Aty sipas prokurorisë vajza paguhej me 10 euro në ditë ndërsa pronari e kishte obliguar të ulej me klientët dhe ti joshte seksualisht.
Prokurori tutje sqaron se gjatë kësaj kohe i dyshuari kishte kryer mardhënie me vajzën ndërsa kulmi kishte arritur kur ajo ishte obliguar të kryente mardhënie edhe me disa klientë të zonës.
Prokuroria përshkruan të paktën tri rate kur I dyshuari e kishte obliguar viktimën të kryente mardhënie seksuale me klientët e lokalit të cilët më pas kishin paguar para tek pronari.
Dokumenti i siguruar nga KALLXO.com sqaron se për ta arritur qëllimin e tij i dyshuari e kishte përdorur kërrcënimin e një arme ndërsa disa herë e kishte mbyllur edhe derën e lokalit.
Dëshmitë për rastin janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore të Mitrovicës ku i pandehuri ka mohuar fajsinë ndërsa ka kërkuar të mbrohet në liri. Sipas vendimit të siguruar nga KALLXO.com gjykatësi Ali Kutllovci ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin. Ai është arrestuar të martën gjatë një aksioni të policisë.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...