Në një skemë të grabitjes që ndodhi në fund të vitit 2016 në Pejë, hajnat i morën një qytetari para në vlerë prej më shumë se 223 mijë euro.
Katër persona të përgatitur mirë kishin arritur t’ia marrin Gazmend Gashit gjitha paratë që kishte mbledhur gjatë gjithë jetës së tij.
Mënyra se si kanë arritur t’i marrin këto para është jo e zakonshme, pasi katër grabitësit të cilët ia kishin vënë syrin çelësave të këmbimores “Te Gazi” dhe kishin hipur mbi kulmin e shtëpisë së viktimës duke e pritur me qëllim që t’i hedhen përpër.
Kështu edhe kishte ndodhur.
Me t’u afruar tek dera e shtëpisë, grabitësit ishin hedhur nga kulmi i shtëpisë mbi Gazmend Gashin duke bërtitur me fjalët “Policia, Policia”.
Në një aktakuzë të ngritur për këtë rast, Prokuroria në Pejë tregon detaje se si kishte ndodhur kjo grabitje.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, pasi grabitësit e kanë shtrirë për toke, e kishin tërhequr zvarrë viktimën deri në dhomën e pritjes. Më pas ia kishin lidhur gojën dhe duart dhe me anë të goditjeve e kishin detyruar që të tregojë se ku e kishte fshehur çelësin e këmbimores nga e cila me pas ia kishin marrë gjitha paratë.
Lidhur me këtë grabitje, Prokuroria për momentin e ka vënë gishtin te një person, Skifter Beqiraj.
Beqiri akuzohet pasi e kanë lidhur viktimën, me skalper ia ka prerë xhaketën të cilën e kishte veshur viktima dhe në xhepin e brendshëm të saj ia kishte gjetur çelësat të cilët më pas ia kishtë dorëzuar njërit prej bashkëkryerësve.
Njëri nga anëtarët e grupit, me çelësa në dorë kishte shkuar te këmbimorja “Te Gazi”, dhe kishte arritur t’i marrë paratë në valuta të ndryshme, në vlerë mbi 223 mijë euro.
Por Beqiraj në deklaratat paraprake në Prokurori ka mohuar të ketë kryer veprën e tillë.
Aktakuza specifikon se grabitësit arritën t’ia marrin Gazmend Gashit 146,490.00 franga zvicerane, 27,433.00 dollarë amerikanë, 52,090.00 euro, 1,237.23 euro në valuta të ndryshme, mbi 200,000 lekë si dhe ari në vlerë prej 15,000.00 euro.
Për këto akuza, Skifter Beqiraj pritej që sot të dilte dhe të deklarohej para Gjykatës Themelore në Pejë, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike Shërbimi Korrektues nuk arriti ta sillte të akuzuarin në Gjykatë.
“Seanca nuk është mbajtur për shkak se kushtet atmosferike e kanë bërë të pamundur transportimin e të pandehurit”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti. /Kallxo.com/.
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...