Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë sot detaje rreth arrestimit të 10 personave, të dyshuar për përfshirje në sulmin terroristë në kanalin e “Ibër Lepencit” të premten mbrëma.
Sipas PSRK-së një ditë pas sulmit, policia bashkë me prokurorinë kanë ndaluar dhjetë persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së,
“Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik lidhur me rastin e ndodhur më 29.11.2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potok-ut, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër Lepencit’, se më 30.11.2024, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin Special nga Prokuroria Speciale ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera. Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Megjithatë, sipas prokurorisë, prej 10 të arrestuarve, janë ndaluar dy persona D.V, për të cilin është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditës, ndërsa gjatë ditës së hënë është arrestuar edhe një i dyshuar J. V, në shtëpinë e të cilit gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera.
“ Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, më 1 dhjetor 2024 me vendim te Prokurorit është ndaluar edhe i dyshuari J.V nga komuniteti serb, i cili ishte në kërkim lidhur me këtë vepër penale. Në shtëpinë e të njëjtit është kryer kontroll, ku janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera”, bën të ditur prokuroria.
PRSK-ja bënë të ditur se veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar./Arbresh.info/
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...