Prokuroria e Shtetit bënë të ditur se deri më tani, si rezultat i parregullsive në procesin zgjedhor ka ndaluar për 48 orë vetëm një person, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor.
Deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e Veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë.
Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale.
“Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet./arbresh.info/
Tahiri pas vizitës tek Thaçi: Me karakterin e tij të palëkun...
Lëndohet sërish Ansu Fati
Osmani riafirmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankof...
Caktohet data e seancës për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës
Xuxi i rrëfehet Lelës për situatën me Xhenetën: E kam thënë ...
Ndikimi i zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani mbi ndihmën ...