Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Sipas aktakuzës së prokurorisë, i pandehuri K.O., me datë 22.05.2024 rreth orës 20:35, në vendkalimin kufitar të pikës kufitare në Vërmicë, duke hyrë në Kosovë nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim ka poseduar narkotikë të llojit “marihuanë” me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, shkruan Arbresh.info.
Prokuroria bën të ditur gjatë kontrollit të tij nga ana e policisë, në veturën “Honda Jazz”, të cilën veturë ishte duke e vozitur i pandehuri, e pikërisht në brendësi të motorit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një (1) qese najloni të tejdukshme me substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë 86.89 gram, ndërsa në trup të tij, i është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë 0.90 gram, e për transportin e se cilës substancë narkotike nuk ka pasur autorizim përkatës.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin