Prokuroria Themelore në Prizren ndalon për 48 orë dy të dyshuar për disa vepra penale

10:26 | 29 Mars 2024
K.B

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuar për kryerje të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria njofton se në shtëpinë e të dyshuarit E.Sh., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit “Kokainë”me peshë rreth 500 gr.

Ndërsa në lokalin e të pandehurit K.B., është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “TT”dhe rreth 50 fishekë.

“Pas zhvillimit të urdhër – kontrollit në shtëpitë dhe pjesët përcjellëse të tyre, pronë e të dyshuarve, K.B., E.Sh., dhe S.F., në shtëpinë e të dyshuarit E.Sh., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit “Kokainë”me peshë rreth 500 gr. Ndërsa në lokalin e të pandehurit K.B., është gjetur dhe sekuestruar një (1) pistoletë e llojit “TT”dhe rreth pesëdhjetë (50) fishekë. Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar K.B., E.Sh., gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa i dyshuari S.F., gjendet në arrati.
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, ndaj të dyshuarve K.B., dhe E.Sh., do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për të dyshuarin S.F., prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke kryer hetime intensive për kapjen e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme