Prokuroria Themelore Prishtinë brenda 24 orëve ka ndaluar shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Sipas raportit 24 orësh të kësaj prokurorie, shtatë të ndaluarit dyshohen për vepra penale “Rrezikimi i trafikut publik”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” , “Dhunë në familje si dhe “Ngacmimi seksual”, raporton arbresh.info.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar (7) persona të dyshuar. Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) person, me dyshimin e veprës penale “Dhunë në familje”. Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin e veprës penale “Ngacmimi seksual”, bën të ditur prokuroria.
Raporti i Plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) persona të dyshuar.
Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosja”.
Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza, kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...