Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehte trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...