Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka mbajtur sot kolegjiumin e radhës të prokurorëve të kësaj prokurorie, me pjesëmarrjen e prokurorëve Laura Pula dhe Arben Ismajli, të Grupit punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike.
Gjatë kolegjiumit janë diskutuar raportet e punës, me theks të veçantë shqyrtimi i lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, si dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori në kryerjen e punëve të përditshme.
Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar raportet mujore të prokurorëve, sfidat me të cilat është përballur Prokuroria Themelore në Mitrovicë siç janë pandemia Covid-19 dhe për pasojë për një periudhë është punuar me staf esencial, përkthimi i shkresave të lëndëve, si dhe shfrytëzimi i pushimeve vjetore të prokurorëve dhe stafit administrativ.
Me gjithë sfidat që e kanë përcjellur institucionin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, gjatë takimit është kërkuar angazhim më i madh i prokurorëve në kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike./arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?