Prokuroria Themelore në Gjilan ngrit 13 aktakuza kundër 15 personave

11:32 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se njëri person ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” dhe tjetri person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale, Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjete (15) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasje në gjendje të pa aftë të dehur’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje Pylli’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Sulm’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ndotja e ujit të pijshëm’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhunë në familje’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme