Prokuroria jep detaje për burrin që u gjet i vdekur nën ashensor: Iu gjetën mbi 86 mijë franga e tre telefona

16:37 | 28 Shkurt 2024
R J

Prokuroria e Gjilanit ka dhënë detaje rreth rastit ku një burrë u gjet pa shenja jete në bodrumin e ashensorit të një ndërtese.

Nën ashensorin e një objekti banesor rreth orës 22:45 minuta është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), ku i njëjti ka banuar në këtë objekt.

Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në njoftim thuhet se pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

 

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton rreth personit të raportuar më 09 Janar 2024 si person i humbur, i cili është gjetur pa shenja jete më 26 Shkurt 2024.

Në datën e lartcekur, rreth orës 22:45 minuta, nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), në të cilin objekt i njëjti ka banuar. Pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘’Rrëmbimi’’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 Janar 2024, kishte pasur me vete 86,250 Franga zvicerane, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore.

Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale. Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore./Arbresh.info/

Të ngjashme