Google ADS

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 2 persona në kohëzgjatje për 48 orë, për dy raste të ndryshme

14:25 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar 2 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Gjithashtu me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: një armë 6.75mm, një karikator të armës AK-47, 42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm.

Po ashtu, kjo prokurori, gjatë 24 të fundit ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info. 

Ky është raporti i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara,  si dhe, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: një (1) armë 6.75mm, një(1) karikator të armës AK-47, 42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona  në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, po ashtu një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ Ngacmimi” dhe “ Mospërfillje e urdhrit gjyqësor”.

Sekuestrimet e përkohshme:

Një (1) armë 6.75mm me nr.serik 10654

Një(1) karikator të armës AK-47

42 fishekë (municion) të armës cal.7.65mm

Qese te zbrazëta që përdoren për paketimin e narkotikëve

Një (1) qese me fara kanabis sativa me peshe 0.8 gram, dhe

Dy (2) brusha për pastrimin e armëve.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Departamenti i Krimeve të Rënda:

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe

Departamenti i Përgjithshëm:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme