Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave me inicialet (F.L) komuna Kaçanik, (A.S.), Hani i Elezit dhe (K. Ç., F.T.), nga komuna Kaçanik, thuhet në komunikatë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 07 Mars 2021, rreth orës 20:10, në fshatin Rekë, komuna Kaçanik, i pandehuri F.L., me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarin F dhe L.T., ku me pushkë automatike AK 47, shtie në drejtim të veturës së të dëmtuarit, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri A.S., me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.L në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, me çka ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.
I pandehuri K. Ç., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka qenë në dijeni për përgatitjen e kryerjës së veprës penale, por nuk e lajmëron këtë fakt në kohën kur kryerja e veprës penale ende ka mundur të evitohet, me çka ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale” nga neni 377 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.
Kurse, i pandehuri F.T., me datë 07 Mars 2021, rreth orës 20:10, me dashje ka tentuar që ti privoj nga jeta të dëmtuarit F.L., A.S., dhe K. Ç., ku i njëjti del nga vetura dhe fillon të shtie në drejtim të tyre me armë zjarri-revole të markës CZ, me ç’rast godet të dëmtuarin K. Ç., duke i shkaktuar lëndime trupore, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjenden nën masën e paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...