Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave, si dhe ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Po ashtu, kjo prokurori njofton se, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë ne familje” sipas KPRKS-së.
Ky është raporti i plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”. Ndërsa Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë ne familje” sipas KPRKS-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo masa tjera:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur. Një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja”, dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...