Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sot, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj është mbajtur tryezë diskutimi “Koordinimi ndër-institucional në luftimin e trafikimit me njerëz” në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2023”.
Në këtë tryezë diskutimi të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, e pranishme ishte edhe Zëvëndëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Rexhepi, gjyqtar, prokurorë nga kjo Prokurori, përfaqësues nga Policia e Kosovës, zyrtarë nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale-Ferizaj, si dhe përfaqësues nga Strehimorja dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës.
Në fjalën e tij, Jashari theksoi se java për të drejtat e viktimave të krimit ka për qëllim që të i bëjë sa më të zëshme të drejtat e viktimave të krimit duke kërkuar që këto të drejta të trajtohen me profesionalizëm të plotë.
“Jashari tregoi punën dhe angazhimet e vazhdueshme lidhur me rastet e kësaj natyre nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Ndërsa, edhe të pranishmit tjerë në këtë tryezë diskutimi gjatë fjalës së tyre përmendën punën e institucioneve përkatëse dhe sfidat që paraqiten në përditshmëri gjatë trajtimit të rasteve të kësaj natyre”, bën të ditur njoftimi.
Në fund të takimit, Kryeprokurori falenderoi të pranishmit duke përmendur faktin se Prokurori i Shtetit ofron bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar me të gjitha kapacitetet që ka për mbrojtje dhe ndihmë viktimave të krimit.
“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka për qëllim nderimin e viktimave të krimit dhe rritjen e vetëdijes për të drejtat e tyre./Arbresh.info/
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...