Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30-ditësh, ndaj një personi me iniciale L.M, nën dyshimet se e ka dhunuar një grua.
“Ferizaj, 6 shkurt 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale L.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me datën 04 Shkurt 2024 afër fshatit Soponicë- Komuna e Kaçanikut, me përdorimin e forcës, ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
I pandehuri, me vendim të prokurorit të shtetit, gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën e lartcekur penale./Arbresh.info
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...