Google ADS

Prokuroria Themelore jep detaje rreth aksionit në tri komunat

11:46 | 15 Korrik 2021
A. B.

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna

Prokuroria bën të ditur se aksionet po kryhen në Pejë, Klinë dhe Istog, me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.

“Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme do të njoftojë lidhur me rezultatet dhe veprimet e ndërmarra. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Pas Pejës, Njësiti i Krimeve Ekonomike bastisë edhe Drejtorinë e Urbanizmit në Klinë – Arbresh.info

Të ngjashme