Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore nëPrizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, ikërkuar përmes INTERPOL-it, nga autoritetet e shtetit të Francës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja epaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KRPK-së.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KRPK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...