Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë themelore në Pejë. Të dyshuarit sipas njoftimit të kësaj prokurorie dyshohen për dhunë në familje.
“Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kjo prokurori bën të ditur se ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave.
“Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve komunale’’, dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare’’, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhje pylli’’, një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, bën të ditur kjo prokurori.
Po ashtu një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, një tjetër aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ si dhe një aktakuzë kundër një (personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’./Arbresh.info
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot