Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës në konferencën e fundit për media, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë iniciuar disa raste që ndërlidhen me vepra penale kundër të drejtës së votimit, me ç’rast janë ndaluar tetë persona.
Prokurorja Laura Pula tha se policia dhe prokuroria kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Sipas saj, në Prishtinë janë dy raste kundër dy personave që janë në ndalim, në regjionin e Pejës janë dy raste, një rast në Gjilan, një në Prizren dhe në Ferizaj janë dy raste kundër tre personave.
“Gjatë ditës së sotme deri në orën 20 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kemi disa raste të iniciuara, që ndërlidhet me veprat penale kundër të drejtës së votimit. Deri tani kemi pranuar informata. Ndërsa prej të gjitha informatave të pranuara kemi të hapura tetë lëndë, kundër tetë personave. Në Prishtinë kemi dy raste kundër dy personave që janë në ndalim. Njëri është për vepër penale, keqpërdorim i detyrës gjatë zgjedhjeve. Dhe tjetri është për vepër penale asgjësim i dokumenteve të votimit. Në regjionin e Pejës kemi dy raste kundër dy personave, të cilët janë në ndalim për vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe cenimit të lirë të votuesve. Në regjionin e Gjilanit kemi vetëm një rast të një personi, i cili gjithashtu gjendet në ndalim, për veprën penale deklarim i rremë. Në Gjakovë nuk kemi asnjë rast të evidentuar, pavarësisht informatave. Në Prizren kemi vetëm një rast të evidentuar për asgjësim të dokumenteve. Në Mitrovicë nuk kemi asnjë rast. Por tash kemi marrë informatën e fundit kemi një vepër, në realitet është asgjësimi i dokumenteve të votimit. Në Ferizaj kemi dy raste kundër tre personave që janë në ndalim për vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dy të tjerë keqpërdorim i së drejtës së votimit”, tha Pula.
Ndërkaq Naim Rexha nga Policia e Kosovës tha se deri tani janë tetë persona të ndaluar, ndërsa gjendja e sigurisë është e zakonshme.
“Gjithsej deri në këtë moment, nga 8 raste i kemi tetë persona të ndaluar. Kurse gjithsej i kemi trajtuar 17 informacione të ndryshme. Të cilat i kemi marrë nga burime të ndryshme dhe për të cilat jemi angazhuar. Nga aspekti i sigurisë zgjedhjet deri në këtë fazë konsiderohen se kanë kaluar pa ndonjë impakt të veçantë në aspektin e sigurisë së përgjithshme, që konsiston me gjendje të zakonshme”, tha Rexha.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...