Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj gazetarëve Sh. dhe V.D. të cilët akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Dy gazetarët e lartcekur nga mediumi “Infokus” akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të lajmërimit ose kallëzimit të rremë, në momentin kur e kanë publikuar lajmin se B.D. posedonte pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton se deri tek tërheqja e prokurorisë nga ndjekja penale ka ardhur pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha shkresave të lëndës, nga të cilat rezultonte se në rastin konkret nuk ka elemente të mjaftueshme të kësaj vepre penale e as të ndonjë vepre tjetër penale.
Po e njëjta prokurori e cila kishte ngritur këtë aktakuzë, tanimë e ka njoftuar gjykatën se shpifja është dekriminalizuar qysh me Kodin e mëparshëm Penal dhe se raste të tilla trajtohen tashmë në procedurë kontestimore.
Si rezultat i kësaj, kjo gjykatë ka marrë vendim që të pushohet procedura penale ndaj të akuzuarve në fjalë.
Përndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 4 prill 2022 pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e rastit Fikrije Sylejmani, të akuzuarit për publikimin e informatave të pavërteta përmes portalit të tyre “Infokus” kishin konstatuar se nuk e ndjejnë veten fajtorë për veprën që u vihet në barrë.
Sipas aktakuzës së ngritur më 12 mars 2018 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë , Sh.D. dhe V.D. prej datës 23 dhjetor 2016 e deri më 25 janar 2017 përmes portalit të tyre informativ “Infokusi” kanë publikuar informata të pavërteta, kinse i dëmtuari B.D. posedon pasaportë të falsifikuar të Malit te Zi.
Tutje, sipas aktakuzës pas verifikimit nga autoritetet e Malit të Zi ka rezultuar se dokumenti i udhëtimit është origjinal, me ç ‘rast është atakuar nderi dhe autoriteti i të dëmtuarit B.D.
Me këtë, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë” nga neni 390, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...