Prokurori James Pace ka thënë se të ndaluarit të cilët kanë pasur fatin të dalin të gjallë nga keqtrajtimi i pamëshirshëm, i vuajnë pasojat edhe sot e asaj dite.
Ai fillimisht përmendi ndalimin e tre personave pa proces të rregullt kur dy prej tyre iu ishte thënë të kryejnë marrëdhënie seksuale mes tyre e edhe të rrahën mes vete.
Pace tha se do të dëgjohen edhe familjarë të cilët kanë hasur në heshtje ose informacione të gabuara e edhe kërcënime kur kanë dashur të marrin informacione.
Një rast tha se një i ndaluar ishte kërcënuar për vdekje kur kishte pyetur për të shoqen dhe të bijën që i kishte parë për herë të fundit me rastin e ndalimit të tij.
Prokurori i Dhomave të Specializuara tha se të akuzuarit krahas akuzave për kidnapim, zhdukje, keqtrajtim e vrasje, akuzohen edhe për përndjekje politike.
Tutje, i njëjti shtoi se të ndaluarit në qendrat e ndalimit janë marr në pyetje dhe arsyeja kishte qenë thjeshtë të shënjestruar se janë bashkëpunëtorë me autoritetet serbe, se ishin spiun, se nuk e mbështesnin UÇK-në apo se ishin në mbështetje të LDK-së.
Prokurori Pace tha se të ndaluarit janë mbajtur në qendra të ruajtura nga UÇK-ja dhe kushtet në to ishin shumë të këqija sa që shumë të ndaluar kishin menduar se më mirë do të kishte qenë po të ishin të vdekur.
I njëjti përmendi se në Llapashticë ishin ndaluar së paku 52 persona, në Drenoc rreth 38 persona, Malishevë rreth 48 persona të ndaluar, e që për disa qendra tha se janë vizituar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, përfshirë të akuzuarit në këtë rast.
Ai përmendi se të ndaluarit janë rrahur dhe keqtrajtuar fizikisht, janë goditur me boksa dhe shkelma, janë rrahur me shkop hekuri, druri, me këpucë, pushkë, iu janë lëshuar vegla elektrike në trup, iu janë prerë thonjtë me darë, u dogjën me dyllin e nxehtë të qiriut apo hekurit e të tjera, e po ashtu u kërcënuan me vdekjen e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Andaj tha se viktimat kanë vuajtur e pasojat i vuajnë edhe tani, andaj për ta duhet të merret përgjegjësi./BetimipërDrejtësi
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...